icon-arrow-down icon-arrow-up icon-calendar icon-lock-open icon-mail icon-search icon-settings icon-rooms icon-groups icon-arrow-right icon-arrow-left icon-close-thick icon-close-thin icon-user icon-menu icon-edit icon-view icon-delete icon-permissions icon_close icon_help icon_calendar_closed icon_calendar_open icon_calendar_cancelled icon_calendar_assigned icon_calendar_disabled icon_calendar_active icon_calendar_expired icon_beratung_profile icon_beratung_close icon_beratung_release icon_beratung_doc icon_beratung_clock
     

Mbrojtja të dhënave

MBROJTJA E TË DHËNAVE

Mbrojtja e të dhënave është shumë e rëndësishme për ne. Ne ju garantojmë një lidhje të sigurt në një hapësirë këshillimi të mbrojtur. Identiteti juaj dhe ato çfarë shkruani mbeten anonime dhe janë të mbrojtura.
FUSHA E ZBATIMIT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE

Kjo politikë për privatësinë sqaron përdoruesin e kësaj oferte në internet për mënyrën, shtrirjen dhe qëllimin e mbledhjes dhe të përdorimit të të dhënave personale brenda ofertës sonë online dhe në faqet e internetit, funksionet dhe përmbajtjet e lidhura me të. Për konceptet e përdorura, si p.sh. ""Përpunimi"" ose ""Kontrolluesi"" ne jemi referuar në përkufizimet në nenin 4 të rregullores bazë për mbrojtjen e të dhënave (GDPR).

Organi përgjegjës për përpunimin e të dhënave:
Bundesarbeitsgemeinschaft Evangelische Jugendsozialarbeit (BAG EJSA)
Büro Servicebüro Jugendmigrationsdienste
Adenauerallee 12-14
53113 Bonn
Telefon: 0228 / 95968-0
Email: info(at)jmd4you.de

Personi ynë i autorizuar për mbrojtjen e të dhënave:
Bundesarbeitsgemeinschaft Evangelische Jugendsozialarbeit (BAG EJSA)
Kellermann-Ittershagen, Yvonne
Wagenburgstraße 26–28
70184 Stuttgart
Telefon: 0711 / 164 89-11
Email: kellermann(at)bagejsa.de

Subjekti juridik:
Bundesarbeitsgemeinschaft Evangelische Jugendsozialarbeit e.V. (BAG EJSA)
Wagenburgstr. 26-28, 70184 Stuttgart
t. 0711 / 16489-0
f. 0711 / 95968-21
https://www.bagejsa.de

BAG EJSA përfaqësohet nga bordi. Ai përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm: Doris Beneke (Zëdhënese e bordit, Diakonia Gjermani - Shoqata Federale Evangjeliste), Christiane Giersen (Grupi i punës i Diakonisë në Pfalz) dhe Petra Densborn (Christliches Jugenddorfwerk Deutschlands)

Gjykata e regjistrimit: Gjykata e Shkallës së parë Shtutgart
Numri i regjistrit të shoqatës: VR 1392
Kodi i identifikimit tatimor: 99015/21263

Organ përgjegjës është personi fizik ose juridik, i cili vendos i vetëm ose së bashku me të tjerët për qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale (p.sh. emri, adresa e emailit ose të ngjashme).

Bëhet fjalë për një mbështetje nga mjetet e Ministrisë Federale për Familjen, të Moshuarit, Gratë dhe të Rinjtë (BMFSFJ) dhe ky projekt bashkëfinancohet nga mjetet e Fondit për Azilin, Migracionin dhe Integrimin.

MBLEDHJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne, Servicebüro Jugendmigrationsdienste, e marrim shumë seriozisht mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Ne i trajtojmë me fshehtësi të dhënat tuaja personale dhe në përputhje me rregullat ligjore për mbrojtjen e të dhënave, si dhe të kësaj politike për privatësinë.

Të dhënat personale janë informacione individuale për marrëdhëniet personale dhe faktike të një personi fizik të përcaktuar ose të përcaktueshëm. Ndër to përfshihen informacione si emri, adresa, adresa postare, numri i telefonit. Informacionet, të cilat nuk kanë lidhje me identitetin tuaj (si për shembull numri i përdoruesve të faqes së internetit), nuk përfshihen tek të dhënat personale. Në parim, ju mund ta përdorni ofertën tonë online pa zbuluar identitetin tuaj.

Nëse ju bëni një kërkesë për kontakt, atëherë ne ju pyesim për emrin tuaj dhe informacione të tjera personale. Është vendimi juaj i lirë nëse i jepni ose jo këto të dhëna. Të dhënat tuaja ne i ruajmë në serverët e mbrojtur në Gjermani. Aksesi aty është i mundur vetëm nga disa persona të autorizuar, të cilët janë të ngarkuar për mbështetjen teknike, tregtare ose editoriale të serverit.

Në lidhje me aksesin tuaj, në serverët tanë ruhen për periudhë afatshkurtër të dhëna për arsye sigurie, të cilat ndoshta mund të lejojnë një identifikim (p.sh. adresa IP, data, ora dhe faqet e vizituara). Në fund adresa IP anonimizohet. Ajo nuk përdoret për identifikimin e një vizitori në faqen e internetit dhe nuk krijohen profile përdoruesi as të lidhura direkt me personin dhe as të anonimizuara. Analiza statistikore e grupeve të anonimzuara të të dhënave mbetet e rezervuar. Megjithatë, ne rezervojmë të drejtën për të kontrolluar më pas të dhënat e protokollit, kur për shkak të arsyeve konkrete ekziston dyshimi ligjor i një përdorimi në kundërshtim me ligjin.

VENDOSJA E KONTAKTIT

Në rastin e vendosjes së kontaktit me anë të formularit të kontaktit ose emailit ne i ruajmë të dhënat tuaja vetëm për qëllimin e përpunimit të kërkesës suaj, si dhe për rastin kur ekzistojnë pyetje të tjera vijuese.

TRANSFERIMI I TË DHËNAVE PERSONALE TE PALËT E TRETA

Ne nuk transferojmë te një palë e tretë asnjë të dhënë personale pa pëlqimin tuaj të shprehur.

INFORMIMI, BLLOKIMI, FSHIRJA

Në kuadër të dispozitave ligjore në fuqi ju keni në çdo kohë të drejtën të merrni informacion falas rreth të dhënave tuaja personale të ruajtura, prejardhjen si dhe marrësin dhe qëllimet e përpunimit të të dhënave dhe, sipas rastit, të drejtën për të kërkuar korrigjimin, bllokimin ose fshirjen të këtyre të dhënave. Për këtë dhe për pyetje të tjera për temën e të dhënave personale mund të na drejtoheni në çdo kohë në adresën e dhënë më poshtë tek të dhënat e botimit.

KODIMI SSL/TLS

Për arsye sigurie dhe për të mbrojtur transmetimin e materialeve konfidenciale, të tilla si emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi, gjatë regjistrimit në hapësirën e mbrojtur të portalit në internet, kjo faqe përdor një kodim SSL/TLS. Një lidhje të koduar ju e dalloni nga fakti që rreshti i adresës së shfletuesit ndryshon nga “http://” në “https://” dhe simboli i drynit në rreshtin e shfletuesit.

Kur kodimi SSL/TLS është i aktivizuar, atëherë të dhënat që na transmetoni nuk mund të lexohen nga palë e tretë

PËRDORIMI I COOKIES

Për të formuar në mënyrë atraktive vizitën në faqen tonë të internetit dhe për të mundësuar përdorimin e funksioneve të caktuara, ne përdorim të ashtuquajtura ""Cookies"". Këtu bëhet fjalë për skedarë të vegjël teksti, të cilët vendosen në pajisjen tuaj fundore. ""Cookies"" nuk përmbajnë asnjë të dhënë personale dhe disa ""cookies"" të përdorur nga ne fshihen sërish pas përfundimit të seancës së shfletuesit, pra pas mbylljes së shfletuesit tuaj (të ashtuquajtur ""Cookies të seancës""). ""Cookies"" të tjerë mbeten në pajisjen tuaj fundore dhe na mundësojnë të identifikojmë sërish shfletuesin tuaj në vizitën e ardhshme (të ashtuquajtur ""Cookies të përhershëm"").

Shumica e shfletuesve janë të konfiguruar në mënyrë të tillë që ata të pranojnë automatikisht ""cookies"". Megjithatë ju mund ta çaktivizoni ruajtjen e ""cookies"" ose të përshtatni cilësimet e shfletuesit që ai t'ju njoftojë sapo të dërgohen ""cookies"". Në rastin e mospranimit të ""cookies"" funksionaliteti i faqes sonë të internetit mund të jetë i kufizuar.

""Cookies"", të cilët janë të nevojshëm për realizimin e procesit të komunikimit elektronik ose për sigurimin e funksioneve të caktuara të dëshiruara nga ju (p.sh. identifikimi në hapësirën e mbrojtur të portalin në internet), ruhen në bazë të nenit 6, paragrafi 1, germa ""f"" e GDPR. Ruajtja e ""cookies"" shërben për vënien në dispozicion pa probleme teknike dhe në mënyrë të optimizuar të shërbimeve të ofruara nga ne. Nëse ruhen ""cookies"" të tjerë (p.sh. cookies për analizën e sjelljes suaj të lundrimit) ata, nëse vendosen, trajtohen në mënyrë të veçantë në këtë politikë për privatësinë.

SKEDARËT E EVIDENCAVE TË SERVERIT

Ofruesi i faqeve mbledh dhe ruan automatikisht informacionet në të ashtuquajturit ""skedarë të evidencave të serverit"", të cilët shfletuesi juaj i transmeton automatikisht te ne. Ata janë:

Lloji dhe versioni i shfletuesit
Sistemi operativ i përdorur
Referuesi URL
Emri i hostit i kompjuterit që ka akses
Ora e kërkesës së serverit
Adresa IP
Këto të dhëna nuk bashkohen me burime të tjera të të dhënave.

Baza për përpunimin e të dhënave është neni 6, paragrafi 1, germa ""f"" e GDPR, i cili lejon përpunimin e të dhënave për realizimin e një kontrate ose marrjen e masave para kontratës.

INTEGRIMI I SHËRBIMEVE DHE PËRMBAJTJEVE TË PALËVE TË TRETA

Brenda kësaj oferte online ne përdorim përmbajtje të palëve të treta, si për shembull video nga YouTube, materialin e hartave nga Google-Maps, RSS-Feeds ose grafikët nga faqet e tjera të internetit. Kështu që këta ofrues të këtyre përmbajtjeve (në vijim referuar si ""Ofruesit palë e tretë"") ruajnë adresën IP të përdoruesit. Sepse pa adresën IP ju nuk mund të dërgoni përmbajtje në shfletuesin e përdoruesit përkatës. Në këtë mënyrë adresa IP nevojitet për paraqitjen e këtyre përmbajtjeve. Ne përpiqemi të përdorim vetëm ato përmbajtje, ofruesit e të cilave e përdorin adresën IP vetëm për dërgimin e përmbajtjeve. Megjithatë, ne nuk kemi asnjë ndikim nëse ofruesit palë e tretë e ruajnë adresën IP p.sh. për qëllime statistikore. Kur kjo na bëhet e ditur, ne e sqarojmë përdoruesin për këtë.

POLITIKA PËR PRIVATËSINË PËR PËRDORIMIN E SHËRBIMEVE NGA OFRUESIT PALË E TRETË

Analiza në internet me Google Analytics
Kjo faqe interneti përdor Google Analytics, një shërbim i analizës në internet i Google Inc. Google Analytics përdor të ashtuquajturit ""Cookies"", skedarë me tekst, të cilët ruhen në kompjuterin tuaj dhe mundësojnë një analizë të përdorimit të faqes së internetit nga ju. Informacionet e krijuara nga ""cookie"" për përdorimin tuaj të kësaj faqeje interneti si rregull transferohen në një server të Google në SHBA dhe ruhen atje. Në këtë faqe interneti ne kemi aktivizuar funksionin e anonimizimit të IP-së. Megjithatë, si rezultat i sa më lart adresa juaj IP shkurtohet më parë nga Google brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ose të shteteve të tjera të kontratës së marrëveshjes për Zonën Ekonomike Evropiane. Vetëm në raste të veçanta adresa e plotë IP transferohet në një server të Google në SHBA dhe shkurtohet atje. Me kërkesë të operatorit të kësaj faqeje interneti, Google i përdor këto informacione për të vlerësuar përdorimin e faqes së internetit, për të përpiluar raporte për aktivitetin e faqes në internet dhe për të ofruar shërbime të tjera të lidhura me përdorimin e faqes së internetit dhe të internetit përkundrejt operatorit të faqes së internetit. Në kuadër të Google Analytics, adresa IP e transmetuar nga shfletuesi juaj nuk bashkohet nga Google me të dhëna të tjera.

Ju mund ta parandaloni ruajtjen e ""cookies"" nëpërmjet një cilësimi përkatës të programit të shfletuesit tuaj; megjithatë ne ju udhëzojmë që në këtë rast nuk do të mund të përdorni të gjitha funksionet e kësaj faqeje interneti. Përveç kësaj ju mund të parandaloni regjistrimin e të dhënave të krijuara nga ""cookie"" në lidhje me përdorimin e faqes së internetit nga ana juaj (duke përfshirë adresën tuaj IP) në Google dhe përpunimin e këtyre të dhënave nga Google, duke shkarkuar dhe instaluar ""Plugin"" të shfletuesit që ofrohet në lidhjen e mëposhtme: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout.

Ju mund ta çaktivizoni përdorimin e ""Cookies"" nga Google, duke hapur faqen për çaktivizimin e reklamave të Google http://www.google.com/privacy_ads.html. Si alternativë, përdoruesit mund ta çaktivizojnë përdorimin e ""Cookies"" nga ofruesit palë e tretë, duke hapur faqen e çaktivizimit të iniciativës për reklamat në rrjet në adresën http://www.networkadvertising.org/managing/opt_out.asp.

Ju mund ta parandaloni regjistrimin e të dhënave tuaja nga Google Analytics, duke vendosur një ""Opt-Out-Cookie"", i cili parandalon regjistrimin e të dhënave tuaja gjatë vizitave të ardhshme të kësaj faqeje interneti. Ju mund ta çaktivizoni këtë funksion nëpërmjet Google Analytics. Ju e arrini këtë funksion nëpërmjet ""Add-On"" të shfletuesit për çaktivizimin e Google Analytics.

Informacione të tjera për trajtimin e të dhënave të përdoruesit te Google Analytics gjeni në politikën për privatësinë të Google.

Ne kemi lidhur me Google një kontratë për përpunimin e të dhënave me kërkesë dhe zbatojmë plotësisht kërkesat e autoriteteve gjermane për mbrojtjen e të dhënave gjatë përdorimit të Google Analytics.

Analiza në internet me Matomo (Piwik)
Në faqen tonë të internetit ne përdorim Open-Source-Software-Tool Matomo (https://matomo.org/) të kompanisë InnoCraft Ltd., 150 Willis St, 6011 Wellington, Neuseeland, (""Mataomo""). Të dhënat mblidhen dhe ruhen në bazë të interesit tonë legjitim për analizën statistikore të sjelljes së përdoruesit për qëllimet e optimizimit dhe marketingut sipas nenit 6, paragrafi 1, germa ""f"" e GDPR. Nga këto të dhëna mund të krijohen dhe të vlerësohen për të njëjtën arsye profile përdoruesi të anonimizuara. Këtu mund të përdoren ""Cookies"". Në rastin e ""Cookies"" bëhet fjalë për skedarë të vegjël teksti, të cilët ruhen lokalisht në memorien e përkohshme të shfletuesit të internetit të vizitorit të faqes. Ndër të tjera ""Cookies"" mundësojnë rinjohjen e shfletuesit të internetit. Të dhënat e mbledhura me teknologjinë Matomo (duke përfshirë adresën e anonimizuar të IP-së) përpunohen në serverin tonë. Nëse hapen faqe të veçanta të faqes sonë të internetit, atëherë ruhen të dhënat e mëposhtme:

Dy bajte të adresës IP të sistemit të hapur të përdoruesit.
Faqja e hapur e internetit.
Faqja e internetit nga e cila përdoruesi ka arritur në faqen e kërkuar të internetit (i ashtuquajtur referuesi).
Faqet e poshtme, të cilat hapen nga faqja e thirrur e internetit.
Koha e kaluar në faqen e internetit.
Shpeshtësia e hapjes së faqes së internetit.
Softueri ekzekutohet vetëm në serverin e faqes sonë të internetit. Ruajtje e të dhënave personale të përdoruesit kryhet vetëm aty. Nuk ndodh transferim i të dhënave te një palë e tretë.

BURIMET:

  •  Modeli i politikës për privatësinë për faqet e internetit nga eRecht24
  •  Gjeneruesi i modelit për mbrojtjen e të dhënave për faqet e internetit, Blogs dhe median sociale – Datenschutz-Generator.de