Temat e forumit shtjellojnë situata të ndryshme të përditshme: autoritetet e emigracionit, familja, miqësia, etj. Ju mund të bëni pyetjet tuaja, të shprehni mendimin tuaj ose t'u përgjigjeni përdoruesve të tjerë rreth këtyre temave. Ju nuk keni nevojë të regjistroheni për të lexuar. Nëse doni të shkruani një postim, ju duhet të regjistroheni. Kjo bëhet në disa hapa. Para se të përdorni forumin, ju lutemi lexoni së pari Kushtet e Përdorimit.
BISEDË Biseda ju ofron mundësinë, për të hyrë drejtpërdrejtë në një shkëmbim me shkrim. Reagimi i drejtpërdrejtë është i ngjashëm me një bisedë ballë për ballë. Për të pasur vëmendjen e plotë dhe për të biseduar pa u shqetësuar, ne caktojmë takime.
KUSHTET PARAPRAKE Për të pasur mundësinë për të biseduar, ju duhet të regjistroheni dhe të identifikoheni. Neve na nevojitet nga ju vetëm një adresë funksionale emaili, nëpërmjet të cilës mund t’ju kontaktojmë. Juve ju nevojitet një emër përdoruesi.
Këshillimi me email ju mundëson të vendosni kontakt me një këshilluese ose këshillues vetëm për një pyetje, por edhe për një periudhë të gjatë kohore. Zakonisht përgjigjen mund ta merrni brenda 24 orëve (72 orë në fundjavë). Në raste përjashtuese mund të ndodhë që përgjigjja të zgjasë më shumë. Nëse ndodh kjo, atëherë ne ju lutemi për mirëkuptimin tuaj.