21.

Ti krijon një kuti postare në serverin e mbrojtur të "jmd4you". Për këtë klikon në butonin "Registrieren" (Regjistrohu).
Emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi duhet të jenë secili të paktën 6 karaktere të gjatë. Mund të përdorësh germa, numra dhe shenja të veçanta. Ne rekomandojmë një gjatësi të emrit të përdoruesit me të paktën 8 karaktere.
Mbaj parasysh germat e mëdha dhe të vogla.

Për të verifikuar përdorimin,
na nevojitet adresa jote e emailit.   
Këshillë: Shëno emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin PARA futjes së të dhënave dhe ruaje shënimin në një vend të sigurt.
Vetëm me mënyrën e njëjtë e të SAKTË të shkrimit arrin më pas sërish në llogarinë tënde personale, për të lexuar përgjigjen(t) e këshillueses apo këshilluesit tënd dhe për të vazhduar kontaktin me njoftime të tjera.

Lexo kushtet e përdorimit!
Nëse je dakord me këto, atëherë konfirmo zgjedhjen tënde duke klikuar në kutinë e kontrollit. Këshillimin online mund ta përdorësh vetëm nëse pranon kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit rregullojnë marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin në kontaktin online. Ti mbron veten dhe gjithashtu na mbron edhe neve.
Ne u nënshtrohemi rregullave rigoroze për kontaktet online dhe të jesh i sigurt se të dhënat dhe shqetësimet e tua janë të mbrojtura.

Auf- und Zuklappen mit Klick

Transparenca
Çdo njeri me një pyetje, një problem, një situatë të vështirë ose një ide është i mirëpritur
Ne përgjigjemi, informojmë, këshillojmë dhe ndihmojmë në vendimmarrje.

Anonimiteti dhe detyrimi i ruajtjes së sekretit
Çdo njeri mbetet anonim. Të gjitha këshillueset dhe këshilluesit te "jmd4you" i nënshtrohen detyrimit të ruajtjes së sekretit. Për mbrojtje, këshillimi me email dhe bisedë kodohet në një nivel standard veçanërisht të sigurt, në mënyrë që edhe nga jashtë askush të mos i shohë kontaktet.

Pa pagesë
Për përdoruesit*et nuk ka kosto, përveçse për lidhjen e tyre individuale në internet nga ofruesi i tyre.

Neve na nevojitet adresa jote e emailit për të kontaktuar me ty, nëse ka ardhur një njoftim i ri, nëse është në dispozicion një datë për bisedë ose nëse ke harruar emrin tënd të përdoruesit ose fjalëkalimin. Atëherë ke mundësinë për të rivendosur fjalëkalimin tuaj. Lidhjen përkatëse e merr me anë të emailit.


Ke mundësinë për ta rivendosur fjalëkalimin tuaj. Për këtë neve na nevojitet vetëm adresa e emailit që ke përdorur për regjistrimin. Ti merr një përgjigje automatike, në të cilën është shënuar emri yt i përdoruesit dhe një lidhje për të rivendosur fjalëkalimin.

Auf- und Zuklappen mit Klick

Biseda nuk është asgjë tjetër veçse një njoftim me WhatsApp ose një SMS. Ti thjesht fut tekstin tënd në fushën ku shkruhet teksti. Për këtë mund të përdorësh edhe Emoji (pra figurat e vogla si Smileys). Nëse do që të dërgosh një njoftim, atëherë mund të klikosh "Kthehu / Enter" ose butonin "Dërgo". Tani shfaqet teksti në dritaren e bisedës.

Në fushën e regjistrimit PËR REGJISTRIM ka një përmbledhje për të gjitha datat e lira. Këtu mund të zgjedhësh një datë dhe më pas të klikosh te "Cakto datën". Për të arritur në fushën e regjistrimit të duhet për një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim PËR REGJISTRIMI.
Lidhu shkurtimisht përpara datës së miratuar. (LINK: PËR REGJISTRIM) Nëse takimi fillon, atëherë mund të klikosh datën tënde poshtë në skedën "Chat" dhe të hysh direkt në bisedë.
Nëse biseda është e zënë pavarësisht rezervimit, atëherë mund të ketë arsye të ndryshme. Mbaj parasysh udhëzimet përkatëse të personit të kontaktit poshtë butonit të datës.  Përpiquni të shmangësh orët e pritjes. Kujdes: Nëse vonohesh më shumë se 5 minuta, atëherë data jote lirohet sërish, në mënyrë që kohën ta përdorë një person tjetër. Më pas gjen njoftimin përkatës poshtë butonit të datës.
Ndonjëherë datat lirohen në mënyrë spontane. Më pas, data shfaqet sipër në listën e takimeve të ardhshme (shiko pyetjen 5. "Si mund të rezervoj një takim?"). Atëherë mund të hysh drejtpërdrejt në bisedë dhe të fillosh bisedën. Për procesin duhet të jesh i regjistruar.
PËR REGJISTRIM

Në rast se nuk e merr parasysh një datë të rezervuar, atëherë mund ta anulosh atë. Kështu koha mund të përdoret për kërkues të tjerë për këshillim. Për këtë, regjistrohu në faqen e hyrjes me emrin tënd të përdoruesit dhe fjalëkalimin në (LINK: PËR REGJISTRIM) dhe kliko në listën e takimeve në butonin "Anulo takimin" pas datës tënde. Më pas shkëputu.

Auf- und Zuklappen mit Klick

Pas regjistrimit ke mundësinë që ta ndryshosh skedën nga "Chat" në "Këshillim me email". Atje mund të shkruash një email, i cili i caktohet një këshilluesi ose një këshillueseje. Më pas ky person përgjigjet zakonisht brenda 48 orëve (në fundjavë brenda 72 orëve).
Përshkruaj me një fjalë kyçe se për çfarë bëhet fjalë në kërkesën tënde. Shkruaj shqetësimin tënd në fushën e tekstit. Nëse e ke shkruar mesazhin, atëherë kliko te "Dërgo".

Disa këshilltarë nga shërbimet e migrimit të të rinjve ofrojnë këshilla personale përmes e-mailit.

Këta këshilltarë mund t'i gjeni në faqen e internetit www.jugendmigrationsdienste.de ku ju mund t'u shkruani atyre. Komunikimi përmes e-mailit zhvillohet përmes jmd4you.de. Ju do të merrni përgjigjen tuaj si një përdorues i regjistruar i shërbimit të këshillimit online.

Në rastin e funksionit të emailit ke mundësinë të informohesh rreth hyrjes së një përgjigjeje, duke aktivizuar një përgjigje automatike. Kjo mundësi është në dispozicionin tënd në cilësimet e privatësisë pas regjistrimit.
Nëse do që të aktivizosh një njoftim me anë të emailit për përgjigjen e dhënë, atëherë fut adresën tënde të emailit në fushën NJOFTIM.
 
Kujdes: Nuk merr përgjigje me anë të emailit, por vetëm një udhëzim me tekstin: "Kontrollo në kutinë tënde postare personale"

Përshkruaj me një fjalë kyçe se për çfarë bëhet fjalë në kërkesën tënde. Shkruaj shqetësimin tënd në fushën e tekstit. Nëse e ke shkruar mesazhin, atëherë kliko te "Dërgo".

Si rregull merr një përgjigje brenda 48 orëve (në fundjavë brenda 72 orëve). Meqë shkruan gjithmonë me të njëjtin person, mund të ndodhë që ky person të jetë me pushime ose për arsye të tjera nuk mund ta respektojë afatin. Megjithatë, për këtë ti informohesh që më parë.

Informo këshilluesen, këshilluesin tënd që je i/e mendimit se nuk e ke kuptuar diçka. Kjo thjesht ndodh dhe nuk është fare problem për ne.
Përveç kësaj ke gjithmonë mundësinë për të mbyllur kontaktin dhe të marrësh një kontakt të ri duke shkruar një email të ri.

Auf- und Zuklappen mit Klick

Nëse dëshiron ta fshish llogarinë tënde, atëherë përdor fushën sipër majtas tek treguesi "Llogaria ime".

Auf- und Zuklappen mit Klick

Në forum, përdoruesit e regjistruar mund të bëjnë pyetje specifike për temën, të cilat nga ana tjetër do të përgjigjen profesionalisht nga konsulentët tanë të kualifikuar.
Në të njëjtën kohë, forumi shërben gjithashtu për një shkëmbim konstruktiv në komunitetin jmd4you. Këtu, përdoruesit e regjistruar mund të diskutojnë tema të ndryshme me njëri-tjetrin.

Çdo përdorues mund të lexojë postimet në forum. Nuk kërkohet regjistrim apo identifikim.

Auf- und Zuklappen mit Klick

Të gjithë përdoruesit që janë regjistruar dhe indentifikuar me sukses në portal mund të shkruajnë postime dhe t'u përgjigjen postimeve.

Po, postimet tuaja mund të redaktohen. Para se të ruani një artikull, ju keni mundësinë të krijoni një pamje paraprake dhe ta shikoni atë.

Po, postimet tuaja mund të fshihen.

JMD është pjesë e iniciativës
Intitative Jugend stärken
Sponsorizuar nga
Bundesminiterium für Familie, Senioren, Frauen und Jugend
Sponsorizuar nga
Europa fördert
portali i shërbimeve të migrimit për të rinj
Jugendmigrationsdienste
Ky projekt është bashkëfinancuar nga Fondi për Azil, Migrim dhe Integrim
Europäische Union